Albanska

LSS Assistans, asistencë, mbështetje dhe ekspertizë juridike

Kur ti ose dikush në afrinë tënde ka nevojë për ndihmë për ta ballfaquar jetën e përditshme, ne mendojmë se vetë personi në fjalë është më i thirrur për të vendosur se si e çfarë ndihme i duhet. Andaj, me LSS Assistans e ushtron ndikimin maksimal mbi ndihmën, përkujdesjen dhe sigurinë që e meriton dhe për të cilën ke të drejtë.

Një përditshmëri më e lehtë me LSS Assistans

LSS Assistans është një sipërmarrje me shtrirje nacionale e me filiale në Stokholm, Goteborg dhe Malme, aktive anembanë Suedisë. Ne ofrojmë asistencë personale për ty që ke aftësi të kufizuara, si dhe të ofrojmë edhe ndihmë falas juridike dhe administrative rreth nevojave tua konform ligjit LSS, meqë jemi koshientë se proceset juridike dhe kontaktet me organe zyrtare mund të përjetohen si të mundimshme e të marrin kohë.

Nevoja jote, zgjedhja jote

Ne rekrutojmë, punësojmë dhe shkollojmë asistentë personalë sipsa nevojave tua specifike.

Ne besojmë në lirinë tënde të zgjedhjes dhe besojmë në aftësinë tënde për ta drejtuar asistencën personale, si dhe shohim përparësi të mëdha nëse klientët tanë zgjedhin të punosojnë familjarë.

Me LSS Assistans na ke gjithmonë pranë me çështje juridike e administrative, e rrethohesh nga siguria, kompetenca e lartë, përpikmëria dhe personeli me përvojë të gjerë e njohuri për aftësitë tua të kufizuara.

Siguracionet tona janë të prera enkas sipas masës tënde dhe detyrës së dhënë, ndërsa kushtet tona sa u përket pagave dhe konditave të punës çmohen lart, si nga asistentët, ashtu edhe nga klientët që ndihmohen prej asistentësh të kënaqur e të hareshëm.

Me LSS Assistans fiton si vijon:

  • Zgjidhje tërësore sipas nevojave tua specifike dhe dëshirave për gjithçka brenda e jashtë shtëpisë
  • Vizita shtëpiake sipas dëshirave tua
  • Bashkëpunim me komunë, shëndetësi, si dhe ndërmarrës privatë
  • Një pishinë të vikarëve nga firma punësimi si mbështetje nëse mungon personeli
  • Këshilla personale dhe mbështetje me organe zyrtare e institucione tjera që lidhen me aftësitë tua të kufizuara
  • Ndihmë me formularë të kërkesave

Nëse ke ndonjë pyetje të mirëpresim të na kontaktosh në telefonin 031 – 83 36 50 ose na dërgo një e-mail te info@lssassistans.se